Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 2 korrik 2021, policia në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ për lirim e trotuareve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimin e telefonit gjatë ngasjes. Ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.
Policia në Prizren në aksion për lirimin e trotuarëve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

Andaj, drejtoria rajonale në këtë aktivitet ka angazhuar njësi të specializuara të njësisë së komunikacionit rrugor dhe njësi tjera policore.Në angazhimet policor në Prizren gjatë realizimit të detyrave janë gjetur parregullsi në kundërvajtje dhe për këtë policia ka shqiptuar 33 tiketa trafiku.Me këtë aktivitet policia do të vazhdoj ditën e sotme dhe në ditët në vijim, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

