LAJME

Policia në Prizren ndalon një kombi të vjedhur në Klinë të njejtiti kishin vjedhur bagëti në fshatin Smaq

Policia në Prizren ndalon një kombi të vjedhur në Klinë të njejtiti kishin vjedhur bagëti në fshatin Smaq
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2023, 13:00

Policia e Kosovës në Prizren me datë 18 janar 2023, rreth orës 05:15 është raportuar për një automjet-kombi të dyshimtë të ndaluar në autostratë në afërsi të fshatit Novakë, KK Prizren.

Patrullat Policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kanë dal në vendngjarje.

Në vendngjarje është vërejt se në atë automjet janë tre bagëti (dy lopë dhe një viq). Derisa patrullat policore bashkë me Hetuesit ishin duke u marrë më rastin, në Stacionin Policor Prizren-Veri viktima nga fshati Smaq ka raportuar se nga persona të panjohur nga ahuri i tij i janë vjedhur bagëtia (dy lopë dhe një viq).

Pasi është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq.

Pasi që janë kryer procedurat e ekzaminimit bagëtia i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti-kombi është sekuestruar nga policia.

Në ndërkohë nga datat baza policor është gjetur se automjeti kombi Fiat Ducato , ngjyrë e bardhë e i cili është sekuestruar në autostradë , është raportuar i vjedhur në fshatin Jashanicë-Klinë me datë 16.12.2022.
Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Hetimeve të Stacionit janë duke hetuar rastin.

Automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do ti kthehet pronarit, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika