LAJME

Policia në Prizren kërkon dy persona për shpërdorim të pasurisë se huaj

Policia në Prizren kërkon dy persona për shpërdorim të pasurisë se huaj
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Dhjetor 2023, 22:22

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, e cila është kryer më 3 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovë ka publikuar fotografi të dy personave, dhe ka kërkuar nga të gjjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat janë:

  • Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 03.11.2022 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika