Stacioni Policor Prizren-Veri mirëpriti sot 47 nxënës dhe dy mësuese nga një kolegj i qytetit, në kuadër të një vizite edukative të organizuar nga Policia e Kosovës.
Policia në Prizren hap dyert për nxënësit, ligjërohet për sigurinë në trafik

Gjatë aktivitetit, nxënësit u informuan për rregullat e trafikut dhe rëndësinë e respektimit të tyre, ndërsa u mbajt edhe një prezantim me temën “Siguria në trafik”, ku u theksua roli i edukimit të hershëm në parandalimin e aksidenteve dhe ndërtimin e një kulture të sigurt në komunikacion.
Ky aktivitet kishte për synim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për sigurinë rrugore, afrimin e tyre me institucionet e rendit si dhe nxitjen e respektimit të rregullave të trafikut që në moshë të hershme. Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet arsimore përmes aktiviteteve të ngjashme edukative.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

