LAJME

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen 14 motoçikleta dhe shqiptohen 42 gjoba

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen 14 motoçikleta dhe shqiptohen 42 gjoba
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2024, 18:10

Zyra për informim e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Prizren, njofton se më datë 02 dhe 03 maj 2024  patrullat policore të policisë në kuadër të  Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, Stacionit Policor Prizren dhe Prizren –Veri ,  duke marrë parasysh se në  komunikacion ka në qarkullim shumë motoçikleta dhe trotineat dhe një pjesë e madhe e tyre nuk po i zbatojnë rregullat e trafikut në fuqi, ka përpiluar një plan operativ  e ku në fokus janë kryesisht motoristë të cilët nuk  respektojnë rregullat e trafikut rrugor, konkretisht që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut.

Gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta.

Konkretisht janë :

– Janë sekuestruar gjithsej 14 motoçikleta

– Janë shqiptuar  rreth 42 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve,

Të gjithë ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit  e tjerë në komunikacion t’i respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve elektrik duhet t’i respektojnë rregullat  e komunikacionit e ndër to është : Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri , duhet të respektohen shenjat e komunikacionit etj, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika