Policia në Prizren ka njoftuar se brenda 24 orëve, ka realizuar dy raste të ndara, ku janë sekuestruar armë dhe janë ndaluar dy persona.
– Rasti i parë: “Më datë 11.01.2026, rreth orës 23:00, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prizren, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë në drejtim të një lokali të pa meremetuar. Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri me fishekë.”
– Rasti i dytë: “Më datë 12.01.2026, në fshatin Mazrek të Prizrenit, policia ka sekuestruar një armë gjuetie, pasi ka mbledhur prova se i dyshuari kishte shtënë me armë gjatë festimeve të Vitit të Ri, më 31.12.2025.”
Sipas njoftimit, në të dy rastet, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë ndaj personave të përfshirë.
Policia e Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre.
