LAJME

Policia në Prizren arreston të dyshuarin për kanosje

Policia në Prizren arreston të dyshuarin për kanosje
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shkurt 2024, 14:22

Policia në Prizren ka bërë të ditur se Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës për një rast ”të veprës penale”kanosje”, reagimi policor ka qenë i menjëhershëm nga ana e hetuesve policor lidhur me rastin. Ndërkaqsot m% 07.02.2024, kanë arritur ta lokalizojnë vende ndodhjen dhe të arrestojnë të dyshuarin: A. D. i vitit të lindjes 1976 m/sh/k , i cili përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gjyqtare.

I njëjti është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i njëjti ka pranuar se ka kanosë gjyqtaren përmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër.

Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin kujdestar.

Në konsultim me Prokuroren e rastit i dyshuari është dërguar për ndalim policor për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar, bëhet e ditur nga Policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika