Policia e Kosovës, Njësiti i Realizimit të Urdhëresave i Stacionit Policor Prizren-Veri, ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Policia në Prizren arreston një të kërkuar, i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje të rëndë

“Sot, më 03.03.2025, pas veprimeve operative-hetimore, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin E. M., mashkull, 50 vjeçar nga Krusha e Vogël, Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.
“I arrestuari fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, konfirmon më tej policia.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

