LAJME

Policia në Prizren arreston një person për fajde

Policia në Prizren arreston një person për fajde
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2025, 10:18

Gjatë ditës së djeshme njësitë e hetimeve në bashkëpunim me prokurorinë ka realizuar një operacion për arrestimin e një personi në Prizren.

Ai është arrestuar pasi që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të një personi tjetër.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika