- Reklama -

Policia në Mitrovicën e Veriut konfiskon automjetin me të cilën barteshin para nga Serbia dhe disa pajisje tjera të kundërligjshme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datën 05.09.2025 në rrugën” Knjaz Milos” në Mitrovicë të Veriut, ka hasur një veturë të parkuar “Skoda Octavia”, ngjyrë hiri, me targa të Serbisë.

Sipas policisë, në ketë veturë kanë qenë të montuara dy kamera profesionale dhe pajisje të GPRS. Policia njofton se vetura në fjalë është sekuestruar dhe me kompani tërheqëse është sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë Veri, ku pas verifikimit në sistemin e PK-së ka rezultuar se ishte futur në Republikën e Kosovës në vitin 2022.

- Reklama -

“Sipas Ligjit për Automjete 05/L-132, neni 41, qëndrimi i automjetit në Republikën e Kosovës më shumë se tre muaj konsiderohet i kundërligjshëm dhe i njëjti është proceduar për në Doganën e Kosovës për veprime të mëtejme. Gjatë një pune hetimore kemi kontaktuar me personin përgjegjës, ku sot më datë 08.09.2025, është paraqitur në stacionin Mitrovicë/ Veri personi i cili deklaron se vetura është e “Narodna Banka Srbije” dhe kjo veturë ishte përdorur më herët për transportimin e parave nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët policorë, në automjet janë gjetur dy kamerat e vendosura, një DVR dhe një ekran i monitorimit të vendosur në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Privatësinë 06/L-082. Për këtë arsye, në vendngjarje janë ftuar përfaqësues të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), të cilët kanë konfiskuar pajisjen për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Policia e Kosovës tutje rikujton qytetarët se:

1. Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Privatësinë 06/L-082, vendosja e kamerave ose pajisjeve të regjistrimit në automjete ose hapësira private pa autorizim dhe pa sinjal informues për publikun është e ndaluar dhe përbën shkelje të privatësisë.

2. Bazuar në Ligjin për Automjete 05/L-132, neni 41, posedimi dhe qarkullimi i automjeteve me targa të huaja në territorin e Kosovës është i kufizuar dhe i lejuar vetëm në afatet e përcaktuara me ligj. Çdo automjet që tejkalon këto afate konsiderohet i kundërligjshëm dhe ndaj tij ndërmerren masa ligjore, përfshirë konfiskimin dhe procedimin në Doganën e Kosovës.

“Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe t’i shmangen veprimeve të kundërligjshme. Çdo shkelje e ligjit do të ndëshkohet me masat e parapara ligjore”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort