Përmes një komunikate për media policia bënë të ditur se në mbrëmjen e datës 17 gusht 2021, në Prizren pranoj një informacion së në bjeshkët e Prevallës dyshohet se disa persona po kryenin veprimtari në kundërshtim me ligjin duke dal në gjah jashtë sezonit të gjuetisë.
Veprimet e policisë ishin të menjëhershme dhe përkundër terrenit të vështirë kodrinor-malor, zyrtarët policorë identifikuan lokacionin e personave të dyshimtë dhe gjatë vëzhgim- kërkimit i hasën të dyshimtit të cilët ishin për gjah në këtë zonë.
Në bazë të kërkesës policore të dyshimtit u kontrolluan dhe të njëjtit ishin në posedim të armëve dhe municionit të gjuetisë. Më këtë rast në cilësinë e provës materiale policia sekuestroj përkohësisht këto armë:
1-Pushkë gjahu të tipit “ROBER B70”,
1-Pushkë gjahu të tipit “Super Vurucu” ,
1-Pushkë gjahu të tipit “Super Chapion”,
3- radiolidhje dore, 9 fishek të kalibrit 30-06, 1- rrethatore beli së bashku më 16 fishek gjuetie, 1- rrethatore beli së bashku më 21 fishek gjuetie, 1 palë dylbi.






