LAJME

Policia në Infektivë, dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur

Policia në Infektivë, dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shkurt 2022, 09:17

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dalë me një sqarim pas raportimeve se sonte në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.Nga QKUK-ja kanë thënë se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Tutje në sqarim thuhet se menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Njoftimi i plotë nga QKUK:Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika