LAJME

Policia në aksion në secilën magjistrale, zero tolerancë për shkelësit e rregullave në trafik

Policia në aksion në secilën magjistrale, zero tolerancë për shkelësit e rregullave në trafik
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Qershor 2021, 18:36

Në fshatin Korroticë të komunës së Drenasit, apo në vendin e njohur si “Kroi i Mbretit” ndodhin një numër i madh i aksidenteve.

E një vetaksident që ka ndodhur ditën e djeshme ishte fatale për një djalë 23 vjeçar.

Por, rastet e shtuara të aksidenteve të asaj si në fshatin Koshare të Ferizajt, ku humbën jetën katër anëtarët e familjes Ramadani nga Shtimja, i ka aktivizuar Policinë e Kosovës.

Ata nga orët e mëngjesit kanë filluar patrullimet në rrugët magjistrale dhe autostrada me vetura civile.

Sipas tyre toleranca ndaj shkelësve të rregullave në trafik do të jetë zero.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika