LAJME

Policia ndalon dy të dyshuar në fshatin Bukosh dhe Korishë për përdorim të armëve në gazmende familjare

Policia ndalon dy të dyshuar në fshatin Bukosh dhe Korishë për përdorim të armëve në gazmende familjare
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2025, 12:36

Policia ka njoftuar se gjatë fundjavës, në dy raste të ndara, Drejtoria Rajonale në Prizren ka pranuar informacione për përdorim të armëve të zjarrit në gazmende familjare.

Rastet janë evidentuar:

  • Më datë 25.07.2025, në fshatin Bukosh (komuna e Suharekës)
  • Më datë 26.07.2025, në fshatin Korishë (komuna e Prizrenit)

Në njoftim thuhet se në të dy rastet, njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke intervenuar në vendngjarje, identifikuar lokacionet dhe personat e dyshuar. Pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Në rastin e Bukoshit, është sekuestruar një pistoletë me gaz me municion. Në rastin e Korishës, është dorëzuar dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47, me karikator dhe fishekë, si dhe janë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes. Ndaj të dy personave të dyshuar është iniciuar procedurë penale për veprat përkatëse, përfshirë shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”, shkruan tutje në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa apo ambiente familjare, duke respektuar ligjin dhe duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika