LAJME

Policia me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë konkurruar për policë

Policia me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë konkurruar për policë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2022, 16:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se të gjithë personat që janë përzgjedhur nga fazat e mëparshme, që nga e hëna (21.02.2022) do të fillojë testimin me shkrim.

“Testimi me shkrim do të jetë i hapur dhe transparent. Testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28.02.2022”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë: maskën mbrojtëse, certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës Johnson kundër Covid-19. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundër indikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi duhet të paraqesin testin RT-PCR brenda 48 orëve ose certifikatën me një dozë jo më e vjetër se një muaj, numrin e aplikacionit dhe letërnjoftimin”, sqarohet më tej.

Rekomandohen kandidatët (aplikantët) që të kontrollojnë listat tashmë të bëra publike në linkun: https://www.kosovopolice.com/wp-content/uploads/2022/02/21.02.2022-1.pdf

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika