Policia e Kosoves me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion e sidomos atyre me fatalitet është duke realizuar një numër të madhe të aktiviteteve, duke ngritur pika kontrolli me radar dhe duke e mbikëqyrur rrjedhën e komunikacionit permes paisjeve elektronike me “Dronë”.
Ky aktivitet tani po ndihmohet në masë te madhe edhe nga qytetarët të cilët po dërgojne fotografi përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, dhe duke i postuar në rrjetet sociale.
Policia rajonale ne Prizren falenderon qytetarët të cilët po kontribojnë në parandalimin dhe raportimin e kundërvajtjeve të cilat shpesh po rezultojnë me aksidente fatale. Andaj së bashku mund te kontribojme në mbrojtje të jetës se qytetarëve dhe te ruajmë rregullin në komunikacion rrugor.






