Parkingjet ilegale nëpër trotuare kanë filluar të bëhen shqetësim i përditshëm për qytetarët, andaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren , ka nxjerr një urdhër operativ që në këtë javë, patrullat Policore në Prizren dhe Suharekë që të merren më intesivisht më lirimin e trotuareve dhe rrugëve nga parkingjet ilegale e kundërvajtësit të gjobiten.
Gjatë këtyre tre ditëve është bërë një punë e mirë dhe janë liruar shumë trotuare dhe janë shqiptuar gjoba për kundërvajtësit .






