LAJME

Policia largon mbrojtjen e afërt ndaj Pecit, pas kërcënimeve

Policia largon mbrojtjen e afërt ndaj Pecit, pas kërcënimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2022, 10:53

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nuk është më në mbrojtjen e afërt të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri ishte futur nën mbrojtjen e afërt të Policisë me 12 tetor të këtij viti pas një kërcënimi në lidhje me trajtimin e tij të pronave të Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë të Prishtinës dhe ndërtimin e rreth 25 vilave në prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Joshanicë të Komunës së Pejës.

Me këto raste të denoncuara publikisht nga ministri janë duke u marrë Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe ajo e Pejës të cilat kanë intervistuar edhe ministrin Peci, mëson Gazeta Sinjali.

Ministri, ka treguar për Gazetën Sinjali se nuk është më nën përcjelljen e mbrojtjës së afërt.

“Për këtë çështje kanë vendosur forcat e rendit të cilat vlerësojnë seriozitetin e situatës”, tha Peci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika