Policia e Republikës së Kosovës, ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil “Lajmëro policinë”, tashmë më modern, më funksional dhe shumë më i lehtë për përdorim.
Ky version i përditësuar u mundëson qytetarëve: raportimin e rasteve edhe përmes videos, ndjekjen e statusit të raportit në kohë reale, si edhe, për herë të parë, aplikacioni është i disponueshëm edhe për përdoruesit e iPhone në platformën iOS.
Policia bën të ditur se të gjitha raportimet e qytetarëve përmes aplikacionit mbesin plotësisht konfidenciale, duke garantuar privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale.





