LAJME

Policia kufitare në dy raste të ndara, parandalon kontrabandën me kafshë

Policia kufitare në dy raste të ndara, parandalon kontrabandën me kafshë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2022, 07:58

Policia Kufitare e Kosovës, gjatë ditës së sotme (18.05.2022), në dy raste, në dy lokacione të ndryshme, parandalon kontrabandën me kafshë, konkretisht dele.

Në të dyja rastet numri i deleve që janë hasur nga patrullat policore është nga 50 dele.

Në rastin e parë, në ora 13:35, patrulla policore në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, në kamionin e të cilit gjendeshin 50 krerë dele, dyshohet se kamion me dele ka hyr nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriu përmes rrugëve ilegale në vendin tonë.

Në rastin e dytë, në ora 19:45, njësia policore në magjistralen Bërnjak-Mitrovicë, ne fshatin Zupqë, ka ndaluar një kamion pa targa, me drejtues mashkull kosovar, në kamionin e të cilit janë hasur 50 krerë dele.

Dyshohet se delet përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetent, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku dele u janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika