Policia kufitare ka ndaluar një rast kontrabande me mallra në kufirin mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës.
Më, 20.08.2021, orës 19:50, njësia patrulluese e policisë kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Muqivercë, gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan- Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë dy traktorë me rimorkio të improvizuara, të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Traktorët drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.







