Home LAJME Policia Kufitare e Kosovës pranon disa pajisje donacion nga ambasada e Britanisë së Madhe

Policia Kufitare e Kosovës pranon disa pajisje donacion nga ambasada e Britanisë së Madhe

0
Policia Kufitare e Kosovës pranon disa pajisje donacion nga ambasada e Britanisë së Madhe

Policia e Kosovës ka njoftuar se Departamenti për Kufi, sot ka pranuar një donacion nga ambasada e Britanisë së Madhe, i cili përmban pajisje për punë policore në teren si në vijm:

  • 1 pajisje e zbulimit (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00€,
  • 2 detektorë për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75€,
  • 68 bateri dore ndriçuese,
  • 75 zmadhues për dokumente,
  • 280 copë bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe
  • 100 zmadhues për dokumente.

“Me këtë rast, gjatë pranimit të këtij donacioni, drejtori i Departamentit për Kufi ka falënderuar përfaqësuesit e ambasadës së Britanisë së Madhe e cila ka mbështetur Policinë e Kosovës në vazhdimësi, duke u siguruar pajisje elektronike të sofistikuara, si dhe ka organizuar trajnime mbi përdorimin e këtyre pajisjeve. Policia e Kosovës është mirënjohëse dhe falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe punës sa më efikase të Policisë së Kosovës.”, shkruan Policia e Kosovës në fund të njoftimit në Facebook, raporton TV Prizreni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here