Policia Kufitare dhe Doganjerët do të vazhdojnë patrullimin në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë edhe në ditët në vijim.
Pas heqjes së barrikadave dhe largimi i protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, veriu i vendit i është kthyer normalitetit.
Pas 13 ditësh në krye të detyrës, në orët e pasditës pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, duke i lënë në dorë situatën në veri të Kosovës forcave të KFOR-it.
Qytetarët e Mitrovicës i kanë pritur me duartrokitje dhe me lule ata.
Kujtojmë se rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinje-Bërnjak u bllokuan nga serbët lokalë në shenjë proteste ndaj vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Qeveria e Kosovës.