VENDI

Policia kontrollon një kombi, gjen 25 qengja që dyshohen të jenë kontrabanduar nga Serbia

Policia kontrollon një kombi, gjen 25 qengja që dyshohen të jenë kontrabanduar nga Serbia
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2022, 10:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Cerkolez, Istog të enjten rreth orës 19:50.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it dhe prokurori.

“Kafshët mbeten nën përkujdesjen e të dyshuarit ndërsa kombi i është sekuestruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika