Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 22 mijë euro para të gatshme që i ka gjetur në një qese në kabinën e një kamioni në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.
Policia konfiskon mbi 22 mijë euro në Bërnjak, ishin fshehur në një qese në kabinën e një kamioni

Sipas Policisë, këto mjete kanë qenë të padeklaruara.“Policia e Kosovës, respektivisht Policia Kufitare, në vazhdën e kryerjes së detyrave përkatëse sipas autorizimeve policore, me datën 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me vozitës mashkull kosovar, kanë hasur në një qese në 22700 (njëzet e dy mijë e shtatëqind) euro, mjete monetare financiare të padeklaruara (në bankënota prej 100 dhe 200 euro).
Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, derisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative dhe vënien para përgjegjësisë së personave, kryes të veprave penale”, thuhet në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

