Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub.
Pas gjetjes së kësaj sasie të drunjve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L. viti i lindjes 1985.





