Policia e Kosovës në koordinim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka realizuar një plan, pasi janë pranuar informacione se në rajonin e Gjilanit disa persona të dyshuar janë duke tentuar të vënë në qarkullim shuma të mëdha të parave të falsifikuara.
Lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 105 mijë euro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara, njofton Klankosova.tv.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave.





