LAJME

Policia konfirmon se është liruar rruga për qarkullim në Shtërpcë

Policia konfirmon se është liruar rruga për qarkullim në Shtërpcë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2023, 23:52

Rruga magjistrale në hyrje të Shtërpcës tashmë është liruar për qarkullim.

Barrikada e vendosur nga serbët lokalë në fshatin Drajkovc është hequr dhe tashmë qarkullimi i automjeteve është duke vazhduar normalisht, njofton korrespodenti i RTK-së në Ferizaj, Driton Ramadani.

Barrikada ishte vendosur në orët e para të mbrëmjes nga serbët lokalë si shenjë revolte ndaj plagosjes së sotme të dy të rinjve serbë.

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin e plagosjes së dy të rinjve në kohë rekord, derisa këtë sulm e kanë dënuar edhe presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe shefi i EULEX-it.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika