Policia e Kosovës, KFOR-i dhe Misioni i Bashkimit Evropian (BE) për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë realizuar një stërvitje të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga PK-ja, ku theksohet se ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave.
“Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.






