Policia është duke kërkuar nga qytetarët ndihmë për kapjen e dy grave për vjedhje në një qendër tregtare në Prizren.
“Personat kërkohen, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me 23.07.2022 në qendrën tregtare “Galeria Shopin Mall” në Prizren”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.





