Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.
“Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë ku janë bashkangjitur edhe dy fotografi të personit të dyshuar.






