Policia e Rajonit të Gjilanit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi që kërkohet për tentim vrasje ndaj policëve në detyrë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Burim Agaj.
Të gjithë ata që kanë informata që mund të çojnë në identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit, mund të lajmërohet në stacionin me të afërt të Policisë apo përmes numrit 192.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.






