- Reklama -

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e burrit që dyshohet se vrau gruan shtatzënë te Gjinekologjia

Policia e kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit, që dyshohet se mbrëmë vrau gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, të cilës ia ka bashkangjitur edhe foton e të dyshuarit, Policia lut të gjithë ata që kanë ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

- Reklama -

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort