Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar Elvis Kelmendin. Sipas një njoftimi për media të policisë ai është i kërkuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe lëndim të rëndë trupor.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dega ne Istog dhe Gjykata Themelore Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.






