LAJME

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një të dyshuari nga Prizreni

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një të dyshuari nga Prizreni
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2026, 07:59

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren.

“I njëjti dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndaj autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij. Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së personit është i rëndësishëm për hetimet dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë” – thuhet në njoftim.

Qytetarët inkurajohen që çdo informacion relevant ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose përmes linjës pa pagesë 0800 19999, si dhe në aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika