Home LAJME Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e tre personave të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rënda

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e tre personave të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rënda

0
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e tre personave të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për në identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për Grabitje dhe Vjedhje të rënda.

Policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve apo vendodhjes së tyre.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat kërkohen për Grabitje dhe Vjedhje të rënda.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here