Substancat narkotike të llojeve të ndryshme çdo herë e më shumë po përdoren nga të rinjtë kosovarë, ku vetëm në Polici raportohen dhjetëra raste gjatë një jave. Gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët policorë gjejnë te shoferët e pasagjerët e veturave edhe narkotikë.
E një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 15:10 në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, njësia specia operative ka ndalur veturën Range Rover me targa zvicerane, të cilën ishte duke e vozitur një 20-vjeçar.





