LAJME

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 70 aksidente

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 70 aksidente
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2024, 12:16

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se 2 mijë e 91 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 70 aksidente, 19 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 51 vetëm me dëme materiale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika