Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht njësiti i trafikut të kryeqytetit, ka filluar sot planin ndaj këmbësorëve që kalojnë rrugët jashtë vendkalimeve të përcaktuara.
Në kumtesën për media theksohet se plani ka filluar të implementohet në zona në të cilat janë evidentuar kundërvajtje të tilla, ku nga policia janë dhënë vërejtje dhe janë shqiptuar gjoba.






