Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e gruas në Pejë nga i dyshuari burri i saj, më 16.04.2024.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur se është informuar rreth rastit rreth orës 08:15.
Sipas tij, dyshuari tashmë është arrestuar.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë” – ka thënë Rugova për KALLXO.com.
KALLXO.com mëson se Edmond Lajçi është i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë mëngjesin e së martës.
Çifti janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa deri më tash ende nuk dihet cilat ishin motivet që shtyen të dyshuarin ta kryejë aktin e vrasjes brenda banesës së tyre.
Trupi u pajetë i viktimës ende nuk është terhequr nga ana e ekipit të Insitutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me Policinë dhe njësitë tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.