LAJME

Policia jep detaje për vdekjen e Fadil Syleviqit

Policia jep detaje për vdekjen e Fadil Syleviqit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Janar 2021, 17:44

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku Fadil Sleviqi u gjend i vdekur në në periferi të Prishtinës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për lajmi.net se ish-zyrtari i saj, Fadil Syleviq është gjetur i vdekur sot në afërsi të Liqenit të Badovcit.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”, ka deklaruar për lajmi.net Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në policinë e Kosovës.

“Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, shtoi ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika