Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i cili javë më parë ishte raportuar nga familja i zhdukur.
Për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më datë 14 janar, konkretisht rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pajetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugovë.
Pas marrjes së informacionit hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kanë dalur në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pajetë.





