LAJME

Policia jep detaje për rrahjen e dy grave në Pejë

Policia jep detaje për rrahjen e dy grave në Pejë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Mars 2022, 11:23

Dje në Pejë janë arrestuar dy gra, pasi sipas policisë, të njëjtat janë rrahur mes vete.

Të dyja kanë pësuar lëndime trupore dhe rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 01.03.2022 – 04:20. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika