Home LAJME Policia jep detaje për përfshirjen nga zjarri të fabrikës së mishit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Policia jep detaje për përfshirjen nga zjarri të fabrikës së mishit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

0
Policia jep detaje për përfshirjen nga zjarri të fabrikës së mishit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Në orët e hershme të mëngjesit më 18.12.2024, është përfshirë nga zjarri fabrika e mishit, “APETIT”, në fshatin Babimovc në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 05:30.

Ndërsa ka bërë të ditur se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”- ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here