Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, njofton se tre zyrtarë policorë kanë qenë cak i kanosjes dhe sulmit nga disa persona gjatë ditës së djeshme në Prizren, dhe se të dyshuarit janë arrestuar. Sipas tij, policët janë kanosur në një lokal, pasi ishin në ndjekje të një personi i cili dyshohej se po përdorte substanca narkotike.
“Hetuesi policor deri sa kishin identifikuar një të dyshuar dhe gjatë ndjekjes së tij, i dyshuari futet në një lokal afarist, me qëllim të shmangjes nga Polici, zyrtarët policor futen në atë lokal me qëllim të lokalizimit të tij për shoqërimin në stacion policor për proceduart të ma tutjeshme ligjore. Në momentin e futjes të njejtit prezantohen që janë zyrtarë policor mirpo aty hasin në rezistencë dhe sulmohen nga tre persona ku me q’rast të njejtit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë ndërmarrë veprime konform zbatimit të ligjit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë konform zbatimit të ligjit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit të njejtit ndalohen për 48 orë në mbajtje për procedura të ma tutjeshme ligjore. Policia së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimin e rastit ku cilësohet si kanosje dhe pengim ndaj personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare./tvprizreni/