Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar Faton Brahimi i cili kërkohej për vrasjen e djalit të axhës, Bashkim Brahimi nga Novosella e Pejës.
Në njoftimin për media policia ka bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë falë bashkëpunimit me qytetarët, pasi që policia kishte shpallur në kërkim.
“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vrasje”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij. I dyshuari është dërguar në ndalim policor”, thuhet në njoftim.





