Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer dje një aksion policor në Mamushë të Prizrenit, ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për narkotikë e organizim të grupit kriminal.
Policia jep detaje nga aksioni i djeshëm në Mamushë të Prizrenit, sekuestrohen barna në vlerë të 20 mijë eurove, para në euro e dinarë

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se gjatë bastisjes në pesë lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar katër armë të ndryshme, 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 29.07.2024 janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

