LAJME

Policia interviston të dyshuarin për bashkëjetesë me 15 vjeçaren nga Prizreni që u bë nënë

Policia interviston të dyshuarin për bashkëjetesë me 15 vjeçaren nga Prizreni që u bë nënë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Korrik 2022, 10:35

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është informuar se në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, një e mitur 15-vjeçare ka lindur një fëmijë.

Në njoftim thuhet se e njëjta ishte në bashkësi jashtë martesore më një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë.

E mitura ishte dërguar në spital më datë 18.07.2022.

E sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është intervistuar i dyshuari.

“Prizren 19.07.2022 – 12:40. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës penale të lartcekur. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika