Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar personat që sulmuan kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në qytetin e Skenderajt, dy ditë më parë.
Kurti ishte i shoqëruar nga forca të shumta policore gjatë vizitës së tij parazgjedhore në Skenderaj. Një grup i njerëzve fyen dhe sulmuan me gjësende të ndryshme të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, pas arritjes në qytet.





