LAJME

Policia identifikon personin i cili shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes

Policia identifikon personin i cili shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2021, 15:24

Policia në Prizren njofton se me datë 18 tetor 2021, në hapësirën e parkingut të Qendrës Sportive “Sezair Surroi”, kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti, si pasojë e këtij aksidenti viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte trajtuar në emergjencën rajonale në Prizren.

I dyshimti kishte ikur me veturë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën dhe duke mos i ofruar ndihmë ose pa e informuar organin e policisë dhe shërbimet e urgjencës.

Në punën operative-hetimore dhe video gjirimeve hetuesit policor nga njësia e komunikacionit rrugor në Prizren, sot me datë 19 tetor 2021, kanë arritur të identifikojnë të dyshimtin M.K i lindur në vitin 1996, i cili drejtonte automjetin Golf V me targa vendore.

Pas intervistimit është informuar prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Me rastin është duke punuar njësia e komunikacionit rrugor në Prizren, thuhet në komunikatën e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika